Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

EMRI/ Furnizoi me armë terroristin e masakrës në Nicë, ekstradohet nga Italia në Francë shqiptari

EMRI/ Furnizoi me armë terroristin e masakrës në Nicë, ekstradohet nga Italia në Francë shqiptari

10:07, 07/05/2021
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit e Napolit urdhëroi ekstradimin në Francë për 28-vjeçarin shqiptar Endri Elezi, i cili u arrestua nga Policia në mbrëmjen e 21 Prillit në Sparanise, në zonën Caserta. Ai u vu në pranga me një urdhër arresti evropian i lëshuar nga autoritetet franceze, të cilat e akuzojnë atë për furnizimin me armë zjarri të Mohamed Lahouaiej-Bouhlel, autor i sulmit terrorist të kryer në Nisë në 14 korrik 2016, i cili kushtoi jetën e tetëdhjetë e gjashtë njerëzit.

Seanca dëgjimore filloi pak pas orës 13:00, me Elezin të lidhur online me video konferencë nga burgu Poggioreale. 28-vjeçari, i mbrojtur nga avokati Francesco Fabozzi, mori fjalën për të përsëritur kundërshtimin e tij total ndaj fakteve.

“Unë kurrë nuk kam prekur me dorë armët dhe as nuk njoh ndonjë nga personat e përfshirë.”

Dorëzimi i 28-vjeçarit në Francë u bë për tu gjykuar për krimet e mbajtjes dhe shitjes së paligjshme të armëve të luftës. Gjykata gjithashtu vërtetoi që Elezi nuk është përgjegjës për krimet e masakrës ose terrorizmit. 

Lexo edhe:

https://www.syri.net/kronike/418251/po-shetiste-me-te-birin-si-u-arrestua-shqiptari-qe-furnizoi-me-arme-terroristin-qe-shtypi-86-franceze/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco