Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Familjet e dy djemve të ekzekutuar në Çole, letër Nishanit: Po lirohen vrasësit! Autoret e vrasjes

Familjet e dy djemve të ekzekutuar në Çole, letër Nishanit: Po lirohen vrasësit!

14:09, 21/02/2017
A+ Aa A-

"Ne që po ju shkruajmë jemi familjet e dy viktimave, ngelur të vrarë në datë 7 prill 2015 në lagjen “Çole” të Vlores, përkatësisht Haki Rakipi dhe Ardi Velaj."

Letra e plotë e dy familjeve drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani dhe për dijeni Kryetarit të Gjykatës së Lartë të Republikës Shqipërisë, z.Xhezair Zaganjori:

"Ne që po ju shkruajmë jemi dy familjet e dy viktimave, ngelur të vrarë në datë 7/04/2015 në lagjen “Çole” të Vlorës, përkatesisht Haki Rakipi dhe Ardi Velaj. Mendojmë se në zhvillimin e gjyqit në Gjykatën e Lartë ka korrupsion dhe fëmijët tanë po i vrasin për të dytën herë.

Prokuroria prane Gjykates se rrethit Vlore mbasi mbaroi hetimet çoi per gjykim 3 persona (2 nga te cilet ne arrati) me akuzen e vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese te kryer ndaj dy ose me shume personave, te kryera ne bashkepunim dhe arme mbajtje pa leje ne ambjente publike, te parashikuara nga nenet 79/ 25 dhe 278/5 te kodit penal. Kjo akuze eshte per te tre bashkepuntoret ne kete masaker.

Gjykata denoi per tre vrasje (2 nga te cilet djemte tane, qe pervecse goditjeve te tjera, jane jane ekzekutuar edhe me nga nje plumb ne koke).

1.Aleksander Llanajme burgim te perjetshem

2.Bertil Allia me 35 vjet burgim

3.Ani Begaj me 35 vjet burgim.

Te tre keta kriminele me gjithe provat e paraqitura nga akuza, nuk bashkepunuan me prokurorine as me gjykaten. 

Avokatet e tyre kerkuan pafajesi dhe nga gjykata ju dha gjykim i shkurtuar. Vendimi me nr.24 dt.20/01/2016 u apelua dhe nga Gjykata e Apelit Vlore e cila la ne fuqi vendimin e shkalles se pare, Vendimi nr.600 dt. 01/11/2016. Prokurori i Apelit Vlore beri rekurs ne Gjykaten e Larte ne dt.01/11/2016.

Image

Në foto: Viktimat: Haki Rakipi , Ardi Velaj dhe Albi Limaj
 
Zoterinj te nderuar , ne familjaret e dy viktimave Haki Rakipi dhe Ardi Velaj jemi shume te shqetesuar pasi nga dita e rekursit pra 01/11/2016 dhe deri me dt.12/02/2017 qe u zhvillua senca e pare ne Gjykaten e Larte eshte nje kohe jashtezakonisht e shkurter per te kaluar letrat dhe bie era e nje korrupsioni masiv.

E dyta trupi gjykues i rene ne short per gjykimin qe filloi ne dt. 15/02/2017 eshte Guxim Zenelaj Relator, Edmond Islamaj, Shkelqim Selimi, Artan Zeneli, Tom Ndreca.

Séanca tjeter per marje vendimi eshte ne dt 23/02/2017 ora 12.00.

Ne dt 13/01/2016 eshte marre vendim ne emer te Republikes nr.00-2016.1(6) objekti: zevendesim mase sigurie per 2 te pandehurit(sot te denuar ne mungese) nga po ky grup gjyqtaresh. Pra shorti edhe ketu paska koinçiduar?

Ne mendojme qe i njejti trup gjykues nuk duhet te gjykoj te njejten ceshtje dy here.

Por shqetesimi yne kryesor eshte se prokurori i seances ne Gjykaten e Larte z. Artur Selmani rrezoi akuzen e ngritur nga Prokuroria e shkalles se pare Vlore dhe ajo e Apelit po ne Vlore.

Ne nuk kemi asnje dokument ne dore por me sa degjuam ne salle vet avokati mbrojtes I te denuarve ne diskutimin e bere disa here ju referua fjales se z. Selmani.

Vet gjyqtaret u habiten me mbrojtjen qe prokuroi ju beri te denuarve per krime makabre.

Jemi te shqetesuar se akoma spo kuptojme si familje pse ndodhi gjithe kjo masaker, nuk del ne asnje shprehje pse u ekzekutuan 2 djem qe askujt nuk i kishin bere dem.

E dim qe jemi te vonuar ne kohe por gjithesesi ne presim nga drejtesia dhe sidomos te organi i akuzes te cilin ju drejtoni.

Ju lutemi edhe njehere te merrni ne shqyrtim ceshtjen pasi koha eshte shume e shkurter deri ne daten 23/02, date ne te cilen do te merret vendimi.

Me respekt Bilbil Rakipi dhe Inajete Velaj

Image

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco