Një ngjarje e rëndë është shënuar në Fier këtë mëngjes.
Një person është gjetur i mbytur në Darrëzezë. Ai është shtetasi Kristaq Mëngjezi, 71-vjeçar.
Burime policore thonë që ka qenë peshkatar. Policia është në vendgjarje për të zbardhur ngjarjen.
Fier/ Informacion paraprak
Sot rreth orës 09:00 në një kanal me ujë në Darzezë, është gjetur një shtetas i mbytur.
Nga veprimet e para rezultoi se trupi i përket shtetasit K. M., 71 vjeç, banues në Fier.
Nga kqyrja paraprake e kufomës nuk konstatohen shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e mbytjes nga uji pasi 71-vjeçari ka qënë duke peshkuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
© SYRI.net