Kokainë në dorë të dënuarit shqiptar, arrestohet në flagrancë në burg avokati i njohur italian

Kokainë në dorë të dënuarit shqiptar, arrestohet në flagrancë në burg avokati i njohur italian

17:09, 25/02/2021
A+ Aa A-

Një avokat i njohur italian në zonën e Breshias u arrestua ditën e martë nga policia pas një mbajtje të gjatë në vëzhgim.

Gianni Ferriero nga Treviglio, u arrestua ndërsa i dorëzoi në dorë një të dënuari shqiptar në burg një qese me kokainë.

Akti ndodhi gjatë shtrëngimit të duarve,  kur avokati i dorëzoi klientit të tij gjysmë grami kokainë në burgun e Bergamos.

Avokati 46 vjeçar, që mban edhe një post honorifik si zëvendësprokuror nderi në Breshia, kishte kohë që mbahej në kontroll nga Guardia Di Finanza e Breshias në koordinim me Prokurorinë e Bergamos, në bazë të një hetimi të nisur për futje të drogërave dhe telefonëve celularë në burgjet bergamaske.

Arrestimi u bë direkt në burg, pasi avokati kishte përfunduar takimin me klientin e tij dhe agjentët fiksuan në flagrancë momentin e dhënies së drogës.

Një kontroll tjetër në makinën e avokatit të njohur zbuloi edhe një sasi tjetër prej hashashi dhe marijuana si edhe 8 gramë kokainë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco