FOTO/ Tjetër aksident i rëndë, 3 të plagosur

FOTO/ Tjetër aksident i rëndë, 3 të plagosur

20:28, 24/01/2021
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në aksin e rrugës kombëtare Peqin -Elbasan.

Aksidenti sipas burimeve nga vendi i ngjarjes ka ndodhur në afërsi të fshatit Paulesh ku dy automjete janë përplasur mes tyre dhe për pasojë tre kanë mbetur të plagosur tre persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Në vendin e aksidentit shkuan menjëherë dy autoambulanca që i transportuan të plagosurit për në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

Policia Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Bishqem, Elbasan,  mjeti tip ‘Land Rover’,  me drejtues shtetasin K. S., 36 vjeç, banues në Kavajë, është përplasur me mjetin tip ‘Benz’  me  drejtues  nga shtetasin V. R., 37 vjeç,  banues në Cërrik.

Si pasojë  është plagosur drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco