Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

EMRI/ Ekstradohet trafikanti turk me pasaportë shqiptare

EMRI/ Ekstradohet trafikanti turk me pasaportë shqiptare

12:01, 21/01/2021
A+ Aa A-

Një turk me pasaportë shqiptare është ekstraduar drejt Shqipërisë pasi ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal për trafik droge. 49-vjeçari Rexhep Ipek, i cili ka lindur në Turqi, por banon në Durrës, më 15 tetor të 2019 i është caktuar masa 'arrest me burg' nga Krimet e Rënda. Ai është me pasaportë shqiptare pasi ka qenë i martuar me një shtetase shqiptare, teksa tani ekstradohet drejt Shqipërisë për të dhënë llogari mbi veprat për të cilat akuzohe si “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafik i narkotikëve, kryer në formën e posaçme të grupi kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Sofja, Bullgari, u krye ekstradimi nga Sofja, Bullgari, i shtetasit R. I., 49 vjeç, lindur në Turqi dhe banues në Durrës, i cili ka shtetësi shqiptare (është i pajisur me pasaportë shqiptare), pasi ka qenë i martuar me një shtetase shqiptare.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, më datë 15.10.2019, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafik i narkotikëve, kryer në formën e posaçme të grupi kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Nga hetimet e Prokurorisë për Krimet e Rënda, Tiranë, ka rezultuar se shtetasi R. I., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Sofja, u bë i mundur arrestimi i tij në Bullgari dhe ekstradimi drejt vendit tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco