Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Shqiptarët dynden në aeroport në Berlin, nisin hetimet

Shqiptarët dynden në aeroport në Berlin, nisin hetimet

10:50, 20/01/2021
A+ Aa A-

Autoritetet në Gjermani kanë nisur një hetim pasi në mediat e vendit u publikuan disa pamje nga aeroporti i Berlinit.

Aty shihet se si turma njerëzish janë mbledhur te kontrolli i pasaportave në terminalin 5.

Edhe pse nuk kishte fluturime të tjera, qindra pasagjerë u mblodhën për mbi një orë te kontrolli i pasaportave në kulmin e pandemisë.

Raportohet se pasagjerët po vinin nga dy avionë: njëri nga Shqipëria dhe tjetri nga Moldavia.

‘Ata nuk janë pushues, por punëtorë që vijnë nga vendet më të varfra në Europë për të mbajtur në punë kantieret tona të ndërtimit,’ shkruan gazeta gjermane BZ.

“Nuk mund të arratiseshe nga turma”, tha një prej udhëtarëve. Në total po punonin vetëm katër sportele.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco