VIDEO/ U dhunua nga punëtori i ndërtimit, flet dhjaku i Kishës Ortodokse të Lezhës

VIDEO/ U dhunua nga punëtori i ndërtimit, flet dhjaku i Kishës Ortodokse të Lezhës

15:52, 18/01/2021
A+ Aa A-

Konstandin Kapedani është përfaqësues i Kishës Ortodokse ne qytetin e Lezhës prej shumë vitesh.

Pak ditë me parë ai është dhunuar ne derë  te shtëpisë se tij, nga një punonjës i një firme qe po kryen punime ne lagjen ‘Gurra’, te qytetit të Lezhës.

Kapedani tregon se u godit pasi debatoi dhe u kërkoi te mos gërmonin ne afërsi te themelit te shtëpisë se tij.

 ‘Unë kisha një shkop që mbahesha se jam 8o-vjeç edhe i them: ‘Ore mos qëllo këtu!’. Ai një të marr shkopin dhe ma fut mua. Këtu, syri është akoma. Mua më ra të fikët për momentin. Vjen policia se e thirra unë. Policia na mori, në vend t’i kërkonte llogari atij më kërkonte mua. Ore i thash: Unë jam për të më çuar në spital të mjekohem’, u shpreh Kapedani.

Punonjësi firmës, tregon Kapedani, i mori shkopin nga dora dhe e qëlloi ne kokë. Syrin e ka ende te nxirë nga goditja e fortë.

‘Jo ça mjekimi, jo fale fale. Kam bërë një deklaratë dhe e fala’.

Ngjarja ne fakt ka ndodhur disa ditë me parë dhe e gjitha u filmua nga një banori i zonës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco