Varfëria/ E lë vetëm djalin e vogël për azil në Greqi, kapet babai nga Librazhdi Foto ilustrim

Varfëria/ E lë vetëm djalin e vogël për azil në Greqi, kapet babai nga Librazhdi

11:57, 27/11/2020
A+ Aa A-

Varfëria e ka detyruar një baba nga Librazhdi ta marrë ëpr dore djalin e vogël dhe ta lërë vetëm në Greqi, në një nga qëndrat e pritjes së refugjatëve, me shpresën se mos i japin azil.

Por Policia Kufitare e Kakavijës e ka gjurmuar dhe e ka zbuluar Sh.Z me banim në Librazh. Ndaj tij ka nisur procedimi penal “braktisje e të miturit”.

Policia Kufitare e Kakavijës njoftoi se e  ka intensifikuar punën për kontrollin e imtësishëm të dokumentacionit për të udhëtuar si dhe bashkëpunimin me homologët grekë për të parandaluar ikjen apo dhe braktisjen e fëmijëve në vendet e BE-së, me qëllim azilkërkimin.

Në këtë kuadër është proceduar penalisht, për veprën penale “Braktisja e të miturit”, shtetasi Sh. Z., banues në Librazhd.

Procedimi filloi pasi nga verifikimet doli se ai kishte kaluar me djalin e tij të mitur E.Z për në Veria dhe e ka lënë atje me qëllim që të përfitonte azil politik.

Departamenti i Policisë Kufitare në Policinë e Shtetit tha se bashkëpon ngushtësisht me homologët e të gjitha vendeve të hapësirës Schengen për ndëshkimin e atyre që braktisin të miturit për këto synime.

Policia e Shtetit tha se është e vendosur për të ndëshkuar ligjërisht të gjitha rastet e braktisjes së fëmijëve të mitur në vendet e BE-së dhe apelon për të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë në hapësirën Schengen, që të mos ndërmarrin asnjë veprim që ka si qëllim azilkërkimin, pasi shanset për të fituar atë janë zero.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco