Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Hakmerret Rama, gjobit lokalin ku festoi ditëlindjen Bes Kallaku

Hakmerret Rama, gjobit lokalin ku festoi ditëlindjen Bes Kallaku

14:07, 22/11/2020
A+ Aa A-

Gjashtë punonjës policie janë pezulluar dhe administratori i lokalit është gjobitur për ceremoninë që organizoi aktori i humorit Bes Kallaku me rastin e 35-vjetorit të lindjes dy ditë më parë.

“Në lidhje me aktivitetin e zhvilluar më datë 20.11.2020 në një lokal në fshatin Laknas, Bashkia Kamëz, ku shtetasi B.K, kishte organizuar një ceremoni ditëlindje dhe kishte ftuar rreth 30 persona, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë menjëherë mori masa në zbatim të Aktit Normativ, për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Nga ana e Policisë së Tiranës, u mor masa administrative 1.000.000 lekë për administratorin e lokalit shtetasin F.U., në bazë të aktit normativ nr 3 datë 15.03.2020.

Gjithashtu në bazë të pamjeve filmike janë identifikuar të gjithë personat që ishin pjesmarrës në aktivitetin e zhvilluar  dhe do ndëshkohen me masë administrative për shkelje të masave kufizuese anticovid-19.

Njëkohësisht Drejtori i DVP Tiranë ka pezulluar nga detyra 6 punonjës Policie për moskryerje të kontrollit të territorit dhe ndaj tyre Drejtoria e Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë .

Drejtoria Vendore e Polcisë Tiranë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë me korrektësi masat anticovid duke bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital cilindo administrator lokali apo qytetar që nuk i respekton këto masa kufizuese duke u kthyer në burim rreziku për shëndetin e qytetarëve” deklaron policia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ti-ti25/11/2020 13:55

Po pse duhet gjobit? Gjithe kafet jane te mbushura plot dhe pa maska. Cfare ndryshimi ka? Mos fyeni sepse secili ka jeten e tij!

Genti22/11/2020 18:09

Figure e shquar Bese Gjin Kallaku. Mjere ky vend ku eshte gremisur.

Loran22/11/2020 14:20

Po pse re karagjozi kallaku esht imun nga covidi e zduet gjobit

Shto koment

Denonco