Covid-19 bën kërdinë në Elbasan/ Tre të vdekur brenda 24 orëve

Covid-19 bën kërdinë në Elbasan/ Tre të vdekur brenda 24 orëve

10:42, 16/11/2020
A+ Aa A-

Tre persona kanë ndërruar jetë nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Elbasan.

Siç raporton abcnews personat që kanë ndërruar jetë janë dy gra dhe një burrë.

Bëhet fjalë për një 62-vjeçare dhe një 85-vjeçare, të cilat kanë ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërsa një burrë 88 vjeç ndërroi jetë në shtëpi.

Elbasani është një ndër qytetet më të prekura nga koronavirusi në vend.

Kështu, gjatë 48 orëve të fundit 6 persona ndërruan jetë prej koronavirusit, ndërsa nuk ka një numër të qartë të të prekurve për shkak të numrit të ulët të tamponëve që merren.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco