Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Humb jetën mësuesi dhe shkrimtari nga Rrogozhina

Humb jetën mësuesi dhe shkrimtari nga Rrogozhina

16:38, 15/11/2020
A+ Aa A-

Një tjetër viktimë nga Covid-19 është ish-mësuesi i letërsisë dhe ish-drejtori i gjimnazit të Rrogozhinës “Haxhi Qehaj”.

Mësuesi Ylli Xhaferri, mësohet se ka humbur jetën pas infektimit nga koronavirusi, në spitalin Infektiv.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë stafi i kësaj shkolle, të cilët kanë përcjellë mesazhe ngushëllimi në rrjetet sociale.

Ylli Xhaferri ishte për ne kolegu, intelektuali, drejtuesi, poeti, prozatori, qytetari dhe miku që me altruizmin e tij ishte i kudogjendur!

Ai ishte njeriu që karakterizohej nga pasioni për letërsinë, artin, arkitekturën dhe historikun e qytetit tonë!

Një njeri me humor dhe pozitivitet, i gatshëm të ndihmonte çdo mësues të ri që të ndihej plot vetëbesim dhe pjesë e rëndësishme e institucionit.

Largimi i tij i parakohshëm ishte një humbje për miqtë dhe të njohurit!

Të qoftë dheu i lehtë poet!

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe të afërmve të tij!”, shkruhet në mesazhi e përcjellë nga vetë shkolla. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco