Kris pistoleta në Fushë Krujë, një i plagosur

Kris pistoleta në Fushë Krujë, një i plagosur

16:14, 04/11/2020
A+ Aa A-

Një person ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në Fushë Krujë.

Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:20, në Tapizë, Fushë Krujë, në rrethana ende të paqarta, ku dyshohet se është plagosur me armë zjarri, shtetasi E. K., 35 vjeç.

Ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Forcat ‘Shqiponja’ dhe shërbimet e tjera të Policisë Krujë, kanë shoqëruar në ambientet e Policisë 5 shtetas të cilët mund të kenë dijeni rreth ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco