Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Tre policë që luftuan kundër terroristëve në Vjenë janë shqiptarë

Tre policë që luftuan kundër terroristëve në Vjenë janë shqiptarë

13:36, 03/11/2020
A+ Aa A-

Tre policë që luftuan dje me terroristët ishin shqiptarë nga Kosova.

Kështu tha ministrja e jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla sot në Berlin, para takimit me Ministrin e jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas.

“Kosova dënon njëzëri sulmet e natës së shkuar në Vjenë. Nuk do të jap komente mbi burime të pakonfirmuara, por do të doja të nenvijëzoja disa fakte të rëndësishme mbi atë çfarë ka ndodhur dje. Tre prej efektivëve të policisë që iu përgjigjën sulmeve të mbrëmshme ishin shqiptarë, shtetas të Kosovës, të cilët jetojnë të mirëintegruar në Vjenë dhe punojnë e luftojnë krahas qytetarëve austriakë për të mbrojtur vlerat dhe qëllimet që ne ndajmë me popullin austriak. Le të reflektojmë mbi këtë deshmi të mirë integrimit të qytetarëve tanë dhe faktit se Kosova qëndron përkrah aleatëve tanë në luftën kundër ISIS dhe terrorizmit”, tha Haradinaj Stublla.

Policia ka bastisur sot në mëngjes vendbanimin e personit të vrarë, për të cilin dyshohet se ka qenë pjesë e sulmeve terroriste në Vjenë.

Gjatë bastisjeve nuk ka pasur asnjë rezistencë, njoftojnë mediat austriake. Deri tani nuk ka informacione se çfarë është gjetur në këtë banesë. Sipas informacione në disa media austriake që përputhen me njëra-tjetrën bëhet e ditur se atentatori i dyshuar dhe i vrarë gjatë sulmeve, është një 20-vjeçar me origjinë shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vlonjati nga Dukati03/11/2020 18:27

Po ai qe hapi zjarr nuk ishte -shqiptar?Mos u krenoni me policet por mbylleni gojen dhe mos permendni gjera bufatorike..Te na vije turp per keta monstra qe jane bere terroriste.

Shto koment

Denonco