Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

FOTO/ Ministri i Brendshëm: Është një sulm terrorist, me viktima dhe të plagosur

FOTO/ Ministri i Brendshëm: Është një sulm terrorist, me viktima dhe të plagosur

23:27, 02/11/2020
A+ Aa A-

Ministri i Brendshëm austriak ka bërë të ditur se një sulm terrorist po ndodh në Vienë, ku ka viktima dhe të plagosur.

Karl Nehammer ka bërë të ditur se sulmi ka nisur në qendër të Vienës. Një nga autorët e këtij sulmi ka mbetur i vrarë, ndërsa një tjetër është në arrati.

Një operacion i madh policor po zhvillohet në zonën e sulmit, në Schëedenplatz.

Mes tre personave të plagosur rëndë është edhe një polic.

‘Për momentin mund të themi se kemi të bëjmë me një sulm terrorist’ është shprehur në mbrëmje ministri Nehammer.

Ndërsa policia bën thirrje që banorët të mos dalin jashtë, të shmangin vendet publike dhe të mos përdorin transportin publik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco