Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

Banesa ku shqiptari masakroi me hanxhar ish- të dashurën dhe bashkëjetuesin e saj

Banesa ku shqiptari masakroi me hanxhar ish- të dashurën dhe bashkëjetuesin e saj

18:09, 22/10/2020
A+ Aa A-

Kërkimet e policisë greke për arrestimin e autorit të dyshuar të krimit në Loutraki vazhdojnë pa pandërprerje në një kohë kur komuniteti lokal mbetet i tronditur nga vrasja e dyfishtë.

45 vjeçari shqiptar masakroi farmacistin Ioannis Zonitsas dhe ukrainasen 43 vjeçare, me të cilën burri kishte pasur një lidhje intime vitet e fundit.

Hetuesit e policisë po këqyrin me vëmendje shtëpinë ku ndodhi krimi i rëndë, në mënyrë që ata të mund të mbledhin informacione që do t’i ndihmojnë ata të hedhin dritë mbi çështjen ende të pazbardhur plotësisht.

Pamjet e publikuara nga mediat lokale greke nga vendi i krimit janë tronditëse.

Shenjat e gjakut që kaluan nën derë janë akoma atje na kujtojnë momentet e tmerrit që dy viktimat kaluan në momentet e fundit të jetës së tyre. Nga gjaku që kaloi nën derën e shtëpisë , burrat e autoriteteve kuptuan se diçka kishte ndodhur dhe thyen derën për të gjetur Fotininë dhe të dashurin e saj të ri të vdekur. Kërkimet për gruan nisën pasi u gjet makina e saj e djegur.

Hetuesit e policisë, gjithashtu mblodhën gjurmët e gishtërinjve nga tavolina ku u gjetën dy gota verë me shenjat e gishtave të viktimave. Siç mund ta shihni, Fotini Svitlana dhe Ioannis Zonitsas hëngrën drekë para se autori t’i gjente të zhveshur në momente intime dhe t’i vriste. Gjithashtu, në vendin e ngjarjes u gjetën gjurmën e gishtërinjve të autorit të dyshuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco