Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Atentati në Vlorë ndaj nipit të biznesmenit/ Dy pistat ku po hetohet

Atentati në Vlorë ndaj nipit të biznesmenit/ Dy pistat ku po hetohet

08:44, 20/10/2020
A+ Aa A-

Të tjera detaje vijnë nga ngjarja e mbrëmjes së kaluar ku një 27-vjeçar nga Vlora, u qëllua me armë zjarri, por për fat të mirë nuk pati dëmtime.

Burime bëjnë të ditur se 27-vjeçari është identifikuar si Marjo Ferraj dhe mësohet se është nipi i një ndërtuesi në Vlorë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se autorët kanë pritur të riun kur ai ka dalë nga shtëpia.

Më pas, sapo ai është futur në makinë, drejt tij është afruar një tjetër mjet me dy persona, të cilët kanë qëlluar në drejtim të 27-vjeçarit.

Policia lokale e Vlorës thotë se distanca e vogël nga u qëllua tregon se autorët nuk kanë pasur për qëllim vrasjen e të riut, por vetëm ta trembin atë.

Mësohet se një nga pistat e policisë është ajo e ndonjë borxhi të mundshëm dhe ajo e ndonjë konflikti mes të rinjsh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco