Çfarë dyshon policia/ Veliera e braktisur në Patok, ishte nisur nga Greqia...

Çfarë dyshon policia/ Veliera e braktisur në Patok, ishte nisur nga Greqia...

14:14, 18/10/2020
A+ Aa A-

Një velierë me flamur slloven u gjet e braktisur një ditë më parë në zonën e Patokut.

Brenda mjetit nuk u gjet asnjë person dhe asnjë dokument.

Raportohet se është konfirmuar se destinacioni i nisjes ka qenë Greqia dhe ai i mbërritjes në Malin e Zi.

Policia dhe Prokuroria kanë dyshime të forta që veliera e gjetur e braktisur në afërsi të Patokut, mund të  përdorej për transportim të lëndëve narkotike, pasi është konstatuar një person që ka zbritur nga ky mjet dhe ka hipur në një gomone për të  mos u kthyer më.

Kanë qenë këto arsyet për të cilat veliera është mbajtur nën kontroll 24 orë,  por nuk është kthyer askush për ta marrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco