Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Atentati në Shkodër, ja me kë ishte në makinë kreu i policisë bashkiake

Atentati në Shkodër, ja me kë ishte në makinë kreu i policisë bashkiake

15:04, 11/10/2020
A+ Aa A-

Paraditen e sotme në Dobrac të  Shkodrës ka ndodhur një ngjarje e rëndë ku janë plagosur dy persona gjatë një prite mafioze.

Sipas informacioneve zyrtare nga Polica e Shtetit në makinën e policisë bashkiake ku udhëtonte drejtori i saj në Malësinë e Madhe së bashku me të atin dhe bashkëshorten është hapur zjarr nga disa persona të pa identifikuar.

Nga atentati kanë mbetur të plagosur rëndë  Mentor Hasanaj 37 vjeç dhe Xhelal Hasanaj 70 vjeç,ndërsa bashkëshortja Vjollca Hasanaj 28 vjeçe për fatin e mirë nuk është plagosur.

“Si pasojë janë plagosur Shefi i Policisë bashkiake në Malësinë e Madhe dhe i ati i tij, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore”, tha policia.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe po kontrollohet zona ku dyshohet se ka lëvizur autori

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar edhe forcat e FNSH Shkodër ku vijon kontrolli masiv i territorit për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën intensive për grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco