Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Detaje të reja/ Mbi 80 emigrantë në kamion, arrestohen drejtuesi dhe shoqëruesit e mjetit

Detaje të reja/ Mbi 80 emigrantë në kamion, arrestohen drejtuesi dhe shoqëruesit e mjetit

22:22, 09/10/2020
A+ Aa A-

Vijojnë operacionet e  policise se drejtorise vendore korcë në bashkëpunim me shqiponjat,polica e kufirit, ajo e qarkullimit rrugor ku këtë mbrëmje  kane bere te mundur arrestimin e nje shtetasi identiteti i te cilit nuk behet ende i ditur,i cili po transportonte me nje mjet te tonazhit te rende me shume se 80 shtetas te huaj.

Mesohet se shtetasit i perkasin disa vendeve si Siria,Maroku,Algjeria si dhe shtetas turk mes te cileve kishte edhe gra,vajza dhe femije.

Sipas burimeve nga policia behet me dije se mjeti i tonazhit te rende me rimorkio po udhetonte nga Devolli ne drejtim te kryeqytetit.

Mjeti sipas te njejtave burime eshte ndaluar nga policia ne afersi te nje karburanti ne fshatin Leminot ku gjate kontrollit ne rimorkion e mjetit jane konstatuar refugjate te shumte te cilet jane shoqeruar nga policia ne drejtorine e kufirit ku edhe do te merren ne pyetje.

Burime thane se se bashku me drejtuesin e mjetit te tonazhit te rende jane shoqeruar ne polici dhe persona te tjerë te cilet dyshohet se benin shoqerimin e mjetit te tonazhit te rendë.

Ky eshte numri me i madh i refugjateve te kapur ne nje aksion policie ne juglindje te vendit ku janë të shumtq rastet të ndaluara. Shqipëria është kthyer në vend tranzit ku këta emigrantë kanë qëllim kalimin në vendet e BE-së.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco