Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Gjykata e dënoi me 14 vite burg, Arbër Çekaj e çon çështjen në Apel

Gjykata e dënoi me 14 vite burg, Arbër Çekaj e çon çështjen në Apel

12:18, 29/09/2020
A+ Aa A-

Biznesmeni i bananeve Arbër Çekaj ka ankimuar në Apel vendimin e dhënë ndaj tij nga ana e Gjykatës së Posaçme, e cila e dënoi atë me 14 vite burg, nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Prokuroria kishte kërkuar 21 vite burg, kërkesë të cilën e konfirmoi edhe gjykata në shkallën e parë, por për shkak të gjykimit të shkurtuar Çekaj përfitoi ulje të dënimit me një të tretën. Çekaj mohoi ngjarjen e dy viteve më parë, kur brenda një kontejneri bananesh u gjetën 613 kg kokainë të ardhura nga Kolumbia, që kaloi nga Italia, në Portin e Durrësit dhe më pas në magazinën e Çekajt.

Gjithashtu, gjykata në shkallën e parë dha vendimin edhe për anëtarët e tjerë të kësaj dosje, ku Donaldo Lushaj u dënua me 10 vjet e 8 muaj burg, ndërsa Armando Pezaku u dënua me 8 vjet e 8 muaj burg. Edhe Lushaj e Pezaku e kanë apeluar vendimin e dhënë nga shkalla e parë.

Gjatë gjithë seancave gjyqësore, Çekaj e ka mohuar përfshirjen në trafikunb e narkotikëve, duke thënë se nëse do ta kishte bërë diçka të tillë, atëherë nuk kishte pse qendronte në Gjermani, ku dhe u vu në pranga, por do të ishte arrastisur në vendet e Amerikës Latinë.

Sipas Çekajt ai ka punuar me orë të tëra për të ngritur biznesit e tij, dhe se dënimi i tij u bë për të shpëtuar pritësit e vërtetë të kokainës, që për biznesmenin kanë lidhje edhe me segmente të caktuara të shtetit dhe të politikës në vendin tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco