Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Pas rekursit në Gjykatën e Lartë, regjistrohet dosja e Saimir Tahirit

Pas rekursit në Gjykatën e Lartë, regjistrohet dosja e Saimir Tahirit

11:09, 29/09/2020
A+ Aa A-

Gjykata e Lartë regjistron dosjen ne ngarkim të ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtuesit të policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

Në këtë gjykatë Tahiri ka kundërshtuar vendimin e Apelit të Posaçëm të 26 qershorit, që e ktheu dosjen në ngarkim të tij për rigjykim në Shkallën e Parë.

Tahiri dhe Çela i kërkojnë Gjykatës së Lartë të prishë vendimin e Apelit dhe të pushojë çështjen ndaj tyre. Relatori i çështjes në Gjykatën e Lartë do të jetë gjyqtari Ilir Panda.

Rekursi i Tahirit dhe Çelës në Gjykatën e Lartë erdhi në ditën e fundit të afatit 45 ditor të parashikuar në ligj për kundërshtim të vendimeve të Apelit. Pas vendimit të Apelit, dosja pritej të shkonte për rigjykim nga zero në Shkallën e Parë.

Përballja e Tahirit me drejtësinë nisi në nëntor 2017, kur ai u dyshua si garantor i grupit të “Habilajve” në trafikun e drogës. Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda rrëzoi akuzat për trafik droge e grup kriminal dhe e fajësoi ish-ministrin për “shpërdorim të detyrës”. Apeli i Posaçëm e vlerësoi si të gabuar rikualifikimin e veprës penale për ish-ministrin dhe ktheu dosjen për rigjykim në Shkallën e Parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco