Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Prangoset 59-vjeçari në Thumanë, policia i gjen 12 kg hashash

Prangoset 59-vjeçari në Thumanë, policia i gjen 12 kg hashash

08:38, 29/09/2020
A+ Aa A-

Një 59-vjeçar nga Thumana e Krujës u arrestua nga policia pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën 12 kg kanabis sativa.

Shërbimet e Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në territor, banesa dhe ambiente të ndryshme, evidentuan dhe goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

 “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të veprimeve arrestuan në flagrancë shtetasin L. M., 59 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një magazinë në oborrin e banesës së tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 12 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë:

Krujë

Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen rreth 12 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Vihet në pranga poseduesi i lëndës narkotike.

Shërbimet e Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në territor, banesa dhe ambiente të ndryshme, evidentuan dhe goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të veprimeve arrestuan në flagrancë shtetasin L. M., 59 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një magazinë në oborrin e banesës së tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 12 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco