Shikoni se mos është ky hajduti i shtëpisë tuaj, arrestohet një burrë nga Kavaja

Shikoni se mos është ky hajduti i shtëpisë tuaj, arrestohet një burrë nga Kavaja

12:54, 27/09/2020
A+ Aa A-

Policia e Kavajës ka kapur dhe arrestuar një 46-vjeçar që kryente vjedhje banesash dhe portofolash për të cilat ka dhe pamje filmike.

Sipas uniformave blu, 46-vjeçari ishte me precedent penal të mëparshëm në fushën e narkotikëve, i cili kryente sërish të njëjtën veprimtari kriminale duke shpërndarë lëndë narkotike në doza të vogla.

Njoftimi i policisë:

Zbardhen dhe dokumentohen 3 raste të vjedhjeve, të cilat dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.

Sekuestrohet në banesën e 46-vjeçarit, 277 gramë lëndë narkotike kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, bazuar dhe në pamjet filmike, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 46 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve, konkretisht:

 Më datë 26.09.2020 ka vjedhur banesën e shtetasit F. H.
– Më datë 19.07.2020 i ka vjedhur shtetases E. S., çantën e dorës.
-Më datë 28.06.2020 ka vjedhur banesën e shtetasit F.Sh.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 277 gramë lëndë e dyshuar cannabis sativa si dhe bimë të kultivuar në oborrin e banesës.

46-vjeçari, gjatë marrjes në pyetje ka pranuar autorësinë e vjedhjeve të lartpërmendura dhe të sendeve të kundraligjshme të sekuestruara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kavajsi27/09/2020 15:58

Nuk e kuptoj perse nuk ipni emrin e hajdutit por vetem inicialet! Si mund ta kuptojme se kush eshte qe te ruhemi apo jan miq te shtetit ?

Shto koment

Denonco