Aksident tek '21 Dhjetori', goditet nga makina një kalimtar

Aksident tek '21 Dhjetori', goditet nga makina një kalimtar

11:38, 27/09/2020
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur para pak minutave tek udhëkryqi i "21 Dhjetorit" në Tiranë, ku një i moshuar është goditur nga një makinë.

Policia tha se mjeti i drejtuar nga E.C., ka aksidentuar këmbësorin I.M., rreth 70 vjeç, i cili u dërgua në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco