Dhëndër sërish/ 36-vjeçari tenton të vetëvritet me thikë në shtëpinë e vjehrrit

Dhëndër sërish/ 36-vjeçari tenton të vetëvritet me thikë në shtëpinë e vjehrrit

09:32, 25/09/2020

Një 36-vjeçar ka tentuar të vetëvritet në Fier, rasti i dytë në shtëpinë e vjehrrit.

Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Patos. Policia deklaron se rreth orës 08:30, në banesën e vjehrrit të tij, shtetasit S. A., dyshohet se ka tentuar të vetëvritet me mjet prerës (thikë), shtetasi T. J., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Aktualisht 36-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Patos/ Informacion paraprak.

Sot rreth 08:30, në Patos, në banesën e vjehrrit të tij, shtetasit S. A., dyshohet se ka tentuar të vetëvritet me mjet prerës (thikë), shtetasi T. J., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Aktualisht 36-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco