Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

FOTO+EMRI/ U qëllua në një atentat mafioz, shqiptari vdes në spital

FOTO+EMRI/ U qëllua në një atentat mafioz, shqiptari vdes në spital

12:43, 23/09/2020
A+ Aa A-

Katër ditë pasi u qëllua në një atentat mafioz, shqiptari ka ndërruar jetë në spital.

Shqiptari Selavdi Shehaj, 38 vjeç ka ndërruar jetë, pasi u qëllua në zonën e plazhit në Torvaianica, afër Romës.

Edhe pse nën kujdesin intensiv të mjekëve, Shehaj nuk ia ka dalë dot të mbijetojë.

Ai u qëllua nga dy të maskuar teksa ishte në plazh dhe në atë moment po pastronte argjinaturën e kanalit pranë uzinës.

Mediat italiane shkruanin se Selavdi Shehaj ishte me precedent penal për trafik droge, kishte bërë edhe burg, si dhe njihej për lidhjet me ish-kapon e tifozëve të Lazios Fabrizio Piscitelli që drejtonte një grup të trafikut të drogës, por edhe ai ka përfunduar i vrarë kohë më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco