Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

PROFIL/ Organizoi dhe porositi dy vrasje, kush është Erion Alibej vëllai i ‘Tarzanit’ të Elbasanit

PROFIL/ Organizoi dhe porositi dy vrasje, kush është Erion Alibej vëllai i ‘Tarzanit’ të Elbasanit

18:49, 18/09/2020
A+ Aa A-

I arrestuari i sotëm Erion Alibej, i cili akuzohet për porositjen dhe organizimin e dy vrasjeve ku mbetën të vdekur Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare.

Sipas informacioneve, Alibej njihej edhe me emrin Andrea Alibej dhe është vëllai i Endrit Alibejt, i cili u ekzekutua në një atentat mafioz në dhjetor të vitit 2018.

Erion Alibej dyshohet se ka gisht edhe vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës i ekzekutuar mëngjesin e të enjtes në Bradashesh.

Erion (Andrea) Alibej (Dylgjeri), rezulton i përfshirë në trafikun e kokainës në Itali.

Ai është arrestuar bashkë me vëllain e tij të ndjerë në vitin 2013 në Itali, në kuadër të një operacioni antidroge, konkretisht në fushën e kokainës.

Atëherë ai ishte 27 vjeç dhe u kap bashkë me vëllain e tij, Endritin që ishte 29 vjeç.

Ky i fundi ishte drejtuesi i një grupi të madh kriminal ku kishte edhe 10 shqiptarë të tjerë.

Hetimet ndaj organizatës nisën në maj të vitit 2011, fillimisht ndaj një grupi të tregtarëve të vegjël të drogës në Asti dhe Torino.

Endrit dhe Erion Alibej, i përkisnin një organizate transnacionale shqiptare me veprimtari midis Roterdamit dhe Amsterdamit në Holandë dhe Torinos, të cilët kishin ruajtur 15 kg kokainë të fshehur në apartamente të ndryshme, përfshirë edhe dy në Asti, për ta shitur më pas në disa provinca në veri dhe qendër të Italisë prej më shumë se 330.000 €.

Operazioni “Cocash” që zgjati përreth 2 vjet nga gushti i vitit 2011 deri në qershor 2013 dhe është shtrirë krahas veriut të Italisë edhe në Holandë i vuri ata në pranga.

Endrit Alibej, 29-vjeçari i arrestuar në atë kohë përdorte disa emra madje edhe te shtetësive te ndryshme.

Ai përdorte gjithashtu emrin Endrit Dylgjeri apo Ravik Dylgjeri.

Gjithashtu ai përdorte dokumentet si shtetas rumun Gabriel Manu apo si shtetas grek me emrin Dimitrios Kriporis.

Endrit Alibej ka përdorur sipas dosjes italiane dhe nofkat “Tino” dhe “Tarzan”.

Ndërsa vëllai i tij, i arrestuari i sotëm, Erion Alibej, përdorte dy emra të tjerë Erion Dylgjeri dhe Andrea Alibej.

Vëllai i Erjon Alibej, Endriti u vra në sy të gruas dhe fëmijëve.

Tre ditë para ndryshimit të viteve në dhjetor të 2018-ës, Endrit Alibej 34 vjeç; Arben Dylgjeri, 56 vjeç, të dy kushërinj me njëri-tjetrin dhe Erdal Durunay, 51 vjeç, shtetas turk, u vranë me breshëri kallashnikovi brenda makinës tip “Range Rover”.

Shqiptarët sapo ishin kthyer për të kaluar festat e fundvitit me familjarët e tyre, kur në afërsi të Kombinatit Metalurgjik një makinë u ka zënë pritë dhe i ka qëlluar pa mëshirë.

Fatmirësisht plumbat kanë kursyer makinat para “Range-t” me targa rumune, ku po udhëtonin gratë e fëmijët e të vrarëve. / abcnews/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco