Rriten rastet me Covid-19 në Gjirokastër/ Fasoneritë kthehen në ‘vatra’ të nxehta të përhapjes së virusit

Rriten rastet me Covid-19 në Gjirokastër/ Fasoneritë kthehen në ‘vatra’ të nxehta të përhapjes së virusit

17:02, 17/09/2020
A+ Aa A-

Edhe ditën e sotme vijon të mbetet shqetësese situata me Covid-19 në vendin tone.

Nga 132 personat që kanë rezultuar positive në 24 orët e fundit, ndër to 15 raste të reja janë zbuluar në Gjirokastër.

Sipas informacioneve, bëhet me dije se 9 raste të reja janë zbuluar në një fasoneri.

Gjithashtu një rast është zbuluar në një klinikë private okulistike në pronësi të kryetarit të bashkisë Flamur Golemit.

Sakaq po ashtu një rast i ri është zbuluar në fabrikën e pijeve dhe 4 raste janë të veçuara.

Kujtojmë se sot Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri me dije se në 24 orët e fundit, katër persona kanë humbur betejën me COVID-19, ndërsa janë shëruar 55 qytetarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco