Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

U betua mbi trupin e të vëllait/ Shënjestra e sotme e atentatit, u kthye në Shqipëri për të marrë hak

U betua mbi trupin e të vëllait/ Shënjestra e sotme e atentatit, u kthye në Shqipëri për të marrë hak

22:12, 15/09/2020
A+ Aa A-

Preng Gjini, i plagosuri nga shpërthími i sotëm kishte disa vite që nuk kishte shkelur në Shqipëri për shkak të hasmërive. Ekzekutimi i vëllait, Tonin alias Armando Gjini më 12 Gusht 2019 e riktheu në atdhe.

Burime për Fax News konfirmojnë se Prenga është betuar mbi trupin e pajetë të të vëllait se do të merrte hak, ndërsa pas vrasjes ai ka mbërritur me vonesë, duke lëvizur edhe orarin e varrímit. Vetëm 5 muaj më vonë ndodhi një nga vrasjet më místerioze në vend, ekzekutími i Kastriot Reçit, në Rrëshen, autori i të cilit ende shëtit i lirë dhe ngjarja ka mbetur e pazbardhur.

Në qytetin e origjinës së tyre në Rrëshen, flitet nën zë me emra konkret se kush qëlloi mbi kë, por autoritet akoma nuk kanë prova për implikimin e tyre. Ashtu sikurse pohojnë burimet, pas ngjarjes së sotme, gjakrat vetëm sa janë nxehur sërish dhe zinxhiri i ngjarjeve do të vijojë të jetë i hapur.

Familja e Tonin Gjinit, dy fëmijët e tij dhe bashkëshortja, pak ditë ekzekutimit janë larguar nga vendi në drejtim të një shteti të Bashkimit Europian, për shkak të fríkës së hakmarrjes. Preng Gjini është ndaluar më herët në Itali për prostítucion dhe aty ka nisur konflíkti mes Reçëve dhe Gjinëve, për luftë territoresh.

Shènjestra e atentatit të sotëm Preng Gjini, aktualisht ndodhet në sallën e operacionit ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kírurgjikale.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco