Aksident me vdekje në Fushë Krujë, goditet motoçiklisti

Aksident me vdekje në Fushë Krujë, goditet motoçiklisti

07:53, 15/08/2020
A+ Aa A-

Një aksident me vdekjen e një motoçiklisti ka ndodhur në Fushë Krujë, mëngjesin e së shtunës. Policia tha se viktima ishte H.T, 71 vjeç. Ai u përplas nga një shofer me BENZ, në kohën kur po qarkullonte me një motoçikletë.

Sipas Policisë, aksidenti ndodhi  sot, më datë 15 gusht 2020, rreth orës 5:35 në Fushë Krujë. Mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin L.K., 37 vjeç, është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin H.T., 71 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco