Nuk zbatuan aktin normativ, policia kap ‘mat’ lokalet e dasmave

Nuk zbatuan aktin normativ, policia kap ‘mat’ lokalet e dasmave

13:18, 14/08/2020
A+ Aa A-

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në Fushë Krujë, subjektin në pronësi të shtetasit Xh. B., i cili në mënyrë të përsëritur organizonte ceremoni martesore.

Për këtë subjekt, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore.

Gjithashtu subjektin me pronar shtetasin D. Q., në Katund të Ri policia e ka gjobit me masën administrative 1.000.000 lekë është vendosur mbyllja e aktivitetit në periudhën 6-mujore pasi nuk e ka respektuar masën administrative duke vijuar normalisht aktivitetin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco