Mbeti i plagosur kur u vranë dy biznesmenë në Laç, Gjykata rikthen në burg Kreshnik Tushën

Mbeti i plagosur kur u vranë dy biznesmenë në Laç, Gjykata rikthen në burg Kreshnik Tushën

10:10, 07/08/2020
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit të Tiranës ka rikthyer në burg shtetasin Kreshnik Tusha, i akuzuar për vrasjen e dyfishtë në Laç, ku viktima mbetën biznesmenët Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.

Tusha shkoi i plagosur në Spitalin e Laçit natën e vrasjes.

Dyshimet e para ishin se ai ishte një nga atentatorët, por pas arrestimit të Eduart Lamajt, ai u lirua nga Gjykata e Kurbinit dhe u la në arrest shtëpie.

Ditën e sotme, Balkaweb mëson se Apeli ka prishur këtë vendim dhe ka caktuar ndaj Tushës masën e sigurisë “arrest me burg”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco