Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Vranë me 7 plumba taksistin, dy vëllezërit pranojnë krimin, ja çfarë fshihet pas konfliktit

Vranë me 7 plumba taksistin, dy vëllezërit pranojnë krimin, ja çfarë fshihet pas konfliktit

11:06, 06/08/2020
A+ Aa A-

Dy vëllezërit Sajmir dhe Arsil Shera, të cilët u vendosën në pranga nga ana e Policisë, si të dyshuar për vrasjen e taksistit Abdulla Budlla, dy ditë më parë në zonën e Fushë Prezës, e kanë pranuar autorësinë e krimit.

Ata janë shprehur që kanë tentuar ta zgjidhnin problemin me të ndjerin, me të cilin ishin konfliktuar dhe me fjalë apo fizikisht, por nuk kanë mundur dot.

Ata hedhin dyshime se 71-vjeçari ka pasur lidhje intime me një të afërmen e tyre, nga e cila i kishin kërkuar të hiqte dorë. “Tentuam që ta zgjidhnim edhe më parë konfliktin, i kishim kërkuar që të hiqte dorë nga e afërmja jonë”, janë shprehur vëllezërit Shera.

Budlla punonte si taksist në zonën pranë Rinasit në Tiranë, kur u vra me 7 plumba pasditen e së martës, ndërsa në vendin e ngjarjes nuk u gjetën gëzhoja nga ana e grupit hetimor.

Viktima ishte babai i 3 djemve dy prej të cilëve jetojnë në Itali ndërsa tjetri punon taksist pranë Aeroportit të Rinasit. 71-vjeçari po qëndronte në vendin e zakonshëm pranë taksisë, kur një automjet në lëvizje qëlloi në drejtim të tij me breshëri kallashnikovi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco