Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Organizonte dasma, gjobitet me 1 milion lekë administratori i lokalit

Organizonte dasma, gjobitet me 1 milion lekë administratori i lokalit

17:46, 04/08/2020
A+ Aa A-

Një administrator lokali është gjobitur 1 milion lekë, pasi u konstatua se ushtronte aktivitetin në kundërshtim me aktin Normativ.

‘Kurbin

Policia e Kurbinit ka ndëshkuar me 1 milion lekë gjobë, administratorin e një lokali  në Fushë-Milot, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Komisariatit Kurbin, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar 1  restorant dasmash në Fushë Milot që ushtronte aktivitet duke organizuar dasma në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit.

Për këtë subjekt, me administrator shtetasin B.Gj. 44 vjeç ,shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Policia e Lezhës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco