Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Vrasja e dyfishtë/ Lirohen mjekët që kuruan Eduart Lamajn

Vrasja e dyfishtë/ Lirohen mjekët që kuruan Eduart Lamajn

11:02, 13/07/2020
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit Tiranë, me trupë gjyqësore të kryesuar nga Ridvan Hado, ditën e sotme, ka pranuar ankimet e bëra nga Av. Arbër Hoxha dhe Av. Dritan Metani, duke u dhënë lirinë mjekëve Viktor Marku dhe Besim Lama, të cilët mjekuan Eduart Lamaj.

Masa e sigurimit "arrest në burg" u ndryshua në "detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore". 

Burimet bejne me dije, që pavarësisht ndryshimit të masës, mjekët përmes avokatëve të tyre, do të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë, ku do të kërkojnë revokim e masës së sigurimit, e cila do t'i hapte rrugën pushimit të çështjes në ngarkim të tyre me pretendimin që fakti nuk përbën vepër penale.

Eduart Lamaj akuzohet për vrasjen e dyfishtë në Laç, ku mbetën të vrarë dy biznesmenët Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.

Lamaj u arrestua 3 javë pas vrasjes në Laç, teksa prej po kaq kohësh kishte qëndruar i fshehur me plagë në trup gjatë përplasjes së 30 majit. Por pikërisht më 22 qershor ai vendosi të shkojë në një klinikë private në Qyteti Studenti në Tiranë për t’u mjekuar ku dhe u arrestua bashkë me mjekët që e kishin marrë dorëzim.

Për ngjarjen e Laçit është arrestuar edhe Ilir Xhepaj, kurse në kërkim janë dy të tjerë bashkëpuntorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco