Izolimi/ Policia: Mund të lëvizni vetëm për Kosovë e Maqedoni

Izolimi/ Policia: Mund të lëvizni vetëm për Kosovë e Maqedoni

09:35, 11/07/2020
A+ Aa A-

Shqipëria është një nga vendet më të izoluara në Europë. Aktualisht mund të lëvizim vetëm drejt Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Policia e Shtetit njofton se situata e kufizimeve të lëvizjes së shtetasve në kufi, paraqitet: 

• me Kosovën lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;

• me Malin e Zi mund të lëvizin vetëm personat që posedojnë një dokument  të lëshuar nga laboratorët e akredituar të testimit të COVID-19, jo më shumë se 48 orë më parë, ku vërtetohet se rezultojnë negativ në testin PCR.

• me Maqedoninë e Veriut lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;

• me Greqinë lejohet kalimi për shtetasit e pajisur me leje qëndrimi dhe ata të pajisur me pasaporta greke, kamionë dhe për rastet të autorizuara nga autoritetet shtetërore greke;

• me vendet e tjera të zonës Schengen nuk lejohet lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë, përveç rasteve të konfirmuara nga autoritetet e këtyre vendeve.

Për të udhëtuar drejt Shqipërisë kufiri ?shtë i hapur p?r të gjithë shtetasit e huaj apo shqiptarë, sipas rregullave në fuqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sehiri 11/07/2020 11:06

Keshtuqe, shkerdhatat e rilindjes duhet të paguajne cdo makine qe kalon rrugen e Kombit,dhe jo të të kerkojne taksen

Shto koment

Denonco