Vetvrasja e të burgosurit në qeli, Gjykata kërkon hetim ndaj personelit të burgut 313 Tiranë

Vetvrasja e të burgosurit në qeli, Gjykata kërkon hetim ndaj personelit të burgut 313 Tiranë

14:09, 09/07/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ndodhi në qelitë e paraburgimit te 313-ta ku një person i quajtur Bilbil Hasani u gjet i vetëvarur me çarçaf disa muaj më parë.

Gjykata e Tiranës ka kërkuar një hetim të plotë për personelin dhe stafin e burgut 313 Tiranë.

I arrestuari 43 vjecar ishte babai i 4- fëmijëve. U arrestua ne 2019 për 12 mijë lekë që dyshohet se i kishte vjedhur. Ai mbahej prej 4 muaj në paraburgim në pritje të vendimit gjyqësor.

Bilbil Hasani vuante nga shqetësimet mendore dhe stafi i paraburgimit mendohet se kishte dijeni për këtë e megjithatë nuk e ka dërguar në një ambient të veçantë por e ka trajtuar si gjithë të tjerët.

Gjykata e Tiranës, ka kërkuar hetimin e stafit të paraburgimit te 313-ës për shpërdorim detyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco