Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

Shtëpia e tmerrit/ ‘Ka kaluar nga vdekja në jetë’, zbardhet ditari i dy motrave Josifi

Shtëpia e tmerrit/ ‘Ka kaluar nga vdekja në jetë’, zbardhet ditari i dy motrave Josifi

15:02, 07/07/2020
A+ Aa A-

Një ditar që nuk dihet se nga cila është mbajtur, nga Anisa apo nga Blerta, disa shënime me fjalë të Dhiatës së Re dhe vetë libri i shenjtë me nënvizime e të ngjyrosura me ngjyrë jeshile, janë sekuestruar nga Policia në apartamentin e familjes Josifi.

Anisa dhe Blerta Josifi, ditari

Zhaneta Josifi bashkë me të bijat ndërmorën aktin e rëndë të vetëflijimit, duke besuar se do të ringjalleshin, ndërsa ishin praktikante të një sekti fetar. Në banesën e tyre, ku u dergj e vdekur prej 15 muajsh Anisa, janë gjetur objekte me natyrë fetare e përkatësisht, tekste të shkëputura nga Dhiata e Re.

“Jezusi ta di emrin”, shkruhet në një prej objekteve të gjetura në shtëpi. Ndërsa në tjetrin, teksti është më i gjatë: “Me të vërtetë, me të vërtetë po ju them Ai që dëgjon fjalën Time dhe i beson Atij që më ka dërguar Mua, ka jetën e amshuar dhe nuk i nënshtrohet gjykimit, por ka kaluar nga vdekja në jetë”.

Një pjesë e shënimeve janë sekuestruar nga Policia, ato për të cilat është gjykuar se mund të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes. Të tjera, mes tyre edhe një ditar, vazhdojnë të jenë në apartamentin e familjes Josifi.

Ditari dhe shenimet

“Dhe në qoftë se fryma e atij që ringjalli Krishtin prej së vdekurish banon në ju, ai që e ringjalli Krishtin prej së vdekurish do t’u japë jetë edhe trupave tuaj vdekatarë me atë të frymës së tij që banon në ju”, ky ishte një nga nënvizimet në Dhiatën e Re, me kapak të zi, që u gjet në shtëpinë e familjes Josifi.

E shumë shënime të tjera si kjo duket se hedhin dritë mbi vendimin ekstrem të nënës e dy vajzave për t’u vetëflijuar. Besimi në ringjallje duket se i kishte bindur deri në atë pikë sa kanë qëndruar pa ngrënë për ditë e ditë të tëra, deri në vetëflijim.

Gjatë kohës që kanë qëndruar brenda, të paktën prej 15 muajsh, aq kohë sa u mbajt në shtëpi trupi i pajetë i Anisa Josifit, nënë e bijë që vendosën të agjëronin për ta ringjallur, duket se janë munduar të gjejnë në librin e shenjtë që besonin, arsyen se përse po vepronin në këtë formë.

“Unë, pra, vrapoj, por jo sikur jam i pasigurt. Kështu luftoj, por jo sikur rrah erën, madje e mundoj trupin tim dhe e nënshtroj, se mos pasi t’u kem predikuar të tjerëve, të bëhem për t’i përjashtuar”, janë cituar “Korintasit” e Dhiatës së Re, në një prej faqeve të ditarit që u gjet në shtëpinë e familjes Josifi.

Ndërsa në librin e shenjtë që ato mbanin në shtëpi, është nënvizuar me ngjyrë të kuqe fraza: “Largohuni se vajza nuk ka vdekur, por fle. Dhe ata e përqeshnin. Pastaj, kur turmën e nxorën jashtë, ai hyri, e zuri për dore vajzën dhe ajo u ngrit”. Duket se kjo ishte nënvizuar dhe mbahej mend shumë mirë edhe nga Zhaneta Josifi, e cila në jo pak raste u kishte thënë të afërmve që Anisa po flinte, kur ata interesoheshin për të./Panorama.al/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

((((07/07/2020 15:23

Te lajthitura , njerez te dobet qe rane pre e mashtrimeve satanike , kane bere mekat ndaj zotit sepse kane besuar dicka qe sju perket. Shum e dhimbshme . Zoti I falte dhe ndalte kedo qe Ben keto veprime te cuditshme . ??

Shto koment

Denonco