Ja kush janë dy viktimat e fundit të COVID-19

Ja kush janë dy viktimat e fundit të COVID-19

10:36, 27/06/2020
A+ Aa A-

Dy të sëmurë, që janë infektuar nga COVID-19, kanë humbur jetën pasi jane prekur edhe me COVID-19 gjate shtrimit ne spital.

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi të shtunën se nga ishin viktimat e epidemisë.

Viktima e parë ishte një grua 59 vjeçe nga Lushnja me insuficencë renale kronike dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Viktima e dytë, një pacient 77 vjeçar nga Vlora, i cili vuante nga hipertensioni dhe trajtohej prej 10 ditësh në terapi intensive.

Të dy ata nuk kanë mundur të mbijetojnë pavarësisht mjekimit intensiv dhe pëpjekjeve maksimale të stafit mjekësor.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shprehu publikisht ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Ndërkohë, vazhdon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 81 pacientë, 12 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Pse 27/06/2020 11:13

Po per denimin e personave qe jane me covid 19 pozitiv dhe dalin rrugeve pa masa mbrojtese perse nuk flisni fare? Ligji parashikon 2-3 vite burg dhe procedim penal per kete veper. Apo pse nuk ju leverdis se jane te pushtetshem. Keni kete zv.kryetaren e bashkise Durres, e konfirmiar covid pozitiv, duke bere takime lart e poshte , pa maske. Duke rrezikuar nje Durres te tere. Si nuk flisni fare? Ka edhe te tjere por perpiquni te zbuloni ndonje gje. Per informim nevojiteni ju si gazetare, se shkojnw njerezit si dele te takojne te mbarojne pune, e ia fusin nje infeksion.

Shto koment

Denonco