Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS

'Shpërthimi' në QSUT shkaktoi infeksionet e para në Belsh

'Shpërthimi' në QSUT shkaktoi infeksionet e para në Belsh

10:23, 12/06/2020
A+ Aa A-

Nga 300 testime të kryera në 24 orët e fundit, 31 raste pozitive janë konfirmuar me COVID-19 në vend.

Nga të cilat: 8 në Tiranë, 6 Pukë, 5 Vlora, 5 Shkodra, 2 Durrës, 2 Krujë, 2 Elbasan dhe 1 Lushnja.

Në Belsh kanë rezultuar pozitive me COVID-19 nënë e bijë, 46 dhe 20 vjeç.

Nënë e bijë dyshohet se janë infektuar në Tiranë.

Ato kanë qenë në QSUT dhe dyshohet se e kanë marrë aty infeksionin.

46-vjeçarja ka qenë e shtruar ne Elbasan fillimisht, pastaj e kanë nisur në Tiranë pasi vuante nga disa sëmundje.

Tani ato janë izoluar në banesë, po ashtu edhe shoferi që i ka dërguar në Tiranë. Ka nisur edhe dezinfektimi i zonës dhe banesës së tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco