Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

EMRI/ Në gjyq për shitje droge, shqiptari arrestohet sërish për…

EMRI/ Në gjyq për shitje droge, shqiptari arrestohet sërish për…

11:26, 07/06/2020
A+ Aa A-

Një i ri shqiptar përfundoi në prangat e policisë për shitje të lëndëve narkotike, ndërsa ishte arrestuar edhe gjatë muajit tetor të vitit të shkuar.

25-vjeçari Ramazan Lamja u kap duke i shitur një porcion kokaine një klienti. Mediat italiane shkruajnë se ai jeton në Porto Recanati me xhaxhallarët e tij.

Agjentët e stacionit policor të Osimos që po hetonin trafikun e kokainës nga Loreto mbërritën në Porto Recanati. Këtu, të stacionuar dhe të fshehur, ata panë Lamjan të dalë nga shtëpia e tij, në lagjen e muzikantëve, në Porto Recanati, ku shkoi pranë një shtëpie të pabanuar duke takuar një djalë, i cili po e priste në timonin e një furgoni.

Pas shkëmbimit të tyre, policët bllokuan furgonin dhe gjetën gjysmë gram kokainë. Djali nga Castelfidardo menjëherë tha se e kishte blerë atë nga Lamja. Në atë pikë, të shoqëruar nga një qen antidrogë, agjentët shkuan te shqiptari. Oficerët gjetën një paketë cigaresh, që përmbante 7 doza me nga gjysmë gram kokainë brenda. Ata gjetën gjithashtu doza të tjera të mbështjella me letër celofoni.

Pastaj, në banesën e shqiptarit 25-vjeçar, ata gjetën dy peshore elektronike si dhe një armë lodër të fshehur në hirin e sobës. Djali përfundoi në pranga me akuza për trafik droge.

Seanca dëgjimore e vlefshmërisë u mbajt në gjykatën e Maceratas mëngjesin e djeshëm. Prokurorja Francesca D’Arienzo kërkoi masën e arrestit shtëpiak me byzylyk elektronik, veçanërisht duke theksuar faktin se shqiptari ishte arrestuar tashmë në tetor të vitit të kaluar për shitje të kokainës, dhe u dënua më herët me burg trevjeçar. Djali kërkoi azil politik, i cili megjithatë u refuzua, kështu që për momentin ai nuk ka të drejtë të qëndrojë në Itali.

Avokatët mbrojtës të 25-vjeçarit shqiptar, dhe për këtë arsye djali aktualisht është i padënuar. Në fund, gjyqtari i gjykatës, Federico Simonetti, e konsideroi të mjaftueshme masën paraprake të detyrimit të nënshkrimit, kështu që i pandehuri u kthye në liri, deri më 11 qershor, kur do të gjykohet me një proces gjyqësor të shkurtuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco