Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

EMRAT/ OFL u dërgon formularin 3 'të fortëve' në Lezhë

EMRAT/ OFL u dërgon formularin 3 'të fortëve' në Lezhë

11:25, 05/06/2020
A+ Aa A-

Operacioni Forca e Ligjit ka mbërritur në Lezhë. Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, OFL u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve, Gëzim Çelaj, banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”; Arben Prendi, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”dhe Perikli Marku, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”.

Ja njoftimi i plotë:

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

– G. Ç., banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;

– A. P., banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;

– P. M., banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco