VIDEO/ Digjet banesa, vdes e moshuara në Durrës

VIDEO/ Digjet banesa, vdes e moshuara në Durrës

08:18, 02/06/2020
A+ Aa A-

Një e moshuar ka gjetur vdekjen në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës pasi banesa ku jetonte është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit në lagjen 9 të qytetit bregdetar, në një apartament në katin e dytë të një pallati.

Viktima është Dashurie Koçi, 75 vjeçe. Mësohet se ajo jetonte e vetme në banesë.

Viktima mësohet se kishte dy vajza që jetonin jashtë, njëra në Itali dhe tjetra në Amerikë.

Policia e mbërritur në venngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Durrës/Informacion paraprak 

Më datë 02.06.2020, rreth orës 05:00, në lagjen nr.10,Durrës, ka rënë zjarr në një banesë në katin e dytë të një pallati,e për pasojë ka humbur jetën shtetësja D.K.,70 vjeçe, e cila jetonte e vetme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen  e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

https://video.syri.net/upload/videos/2020/06/ruDfnCgnJ7JGczZJovy7_02_ff4ce0d2a1599ad355b23fb6af442b62_video_240p_converted.mp4

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Don02/06/2020 08:44

A eshte Lagja 9 apo Lagja 10? A ishte 70 apo 75 vjec! Ta dime te pakten kush e ka gabim gazeta apo policia!!!!

Shto koment

Denonco