Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

FOTOLAJM/ Shkon 10 km radha në pikën kufitare të Morinës, torturë në të dyja anët e kufirit

FOTOLAJM/ Shkon 10 km radha në pikën kufitare të Morinës, torturë në të dyja anët e kufirit

13:29, 01/06/2020
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot me foto, radhët 10 km të gjata të automjeteve në pikën kufitare të Shqipërisë me Kosovën. “Rradhë mbi 10 km në Morinë të Kukësit. Jua nxijnë jetën udhëtarëve në të dy anët! Turp dhe torturë!”, shprehet Berisha dhe publikon fototgrafitë e dërguara nga qytetarët.

Mirëpo, mediat e Kosovës ndërkohë kanë ngritur zërin për këtë problem, pasi sipas tyre kjo radhë e madhe ka ardhur nga fakti se qeveria në detyrë e Kosovës, ka urdhëruar që të bëhet dezinfektimi i makinave që fusin mallra nga Shqipëria dhe një pagesë prej 22 eurosh për çdo importuesve. Kjo pagesë në anën e saj, Vërmicë, ka ngjallur indinjatë tek drejtuesit e automjeteve nga Kosova, që e kanë konsideruar një grabitje.   

Vendkalimi i Morinës në rrethin e Kukësit, shërben si shteg kalimi natyror ndërmjet territorit të Shqipërisë dhe Kosovës; ai është vendkalimi më i rëndësishëm me Kosovën për vëllim mallrash dhe udhëtarësh.

ImageImage


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco