Përfshihet nga flakët në orën 3 :30 të mëngjesit të kësaj të djele një banesë në fshatin Kuqar të bashkisë Patos .
Zjarri ka rënë në banesën e zotit I. Rapaj , ku fatmirësisht vetëm dëme të shumta materiale, shkruan Syri.net.
Janë shkrumbuar totalisht 1 makinë dhe magazina, me dru dhe pajisje shtëpiake si dhe shpendët pula dhe zogj.
Në vendngjarje janë zjarrëfikëset e Patos Fierit dhe e Albpetrolit, por edhe policia për të mësuar shkaqet.
Fier/ Informacion paraprak
Sot rreth orës 04:30, në fshatin Kuqar, Patos, pranë banesës së shtetasit I. Rr., ka rënë zjarr dhe është djegur depoja ku mbante sende pune shtëpiake dhe makina e tij.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe shkakun e rënies së zjarrit.
© SYRI.net