Ja kush është roja i shkollës që përdhunoi 15 vjeçaren në Tiranë

Ja kush është roja i shkollës që përdhunoi 15 vjeçaren në Tiranë

22:03, 30/05/2020

Abaz Doku është 65 vjeçari që abuzoi me të miturën në Tiranë, por policia dyshon të ketë ngacmuar edhe vajza të tjera të moshës së saj në zonën e njohur si “Bregu i Lumit” në kryeqytet.

Ai ka qenë roje në një shkollë në zonë disa kohë më parë, ndërsa tani nuk ndodhet më në këtë detyrë.

15 vjeçarja para oficerëve të policisë është shprehur se 65 vjeçari e kishte ngacmuar që kur ishte në shkollë, madje sipas saj i moshuari kishte ngacmuar edhe vajza të tjera të mitura teksa kryente detyrën e rojës së shkollës.

“Më ka fiksuar që kur isha në shkollë. Më ngacmonte edhe atëhere”, mësohet të jetë shprehur e mitura para oficerëve të policisë gjyqësore në prani edhe të psikologes, nënës dhe avokatës.

Pas arrestimit është marrë në pyetje dhe 65 vjeçari Doku, i cili ka mohuar akuzat duke deklaruar se nuk ka abuzuar seksualisht me të miturën.

“Vetëm e kam prekur në vende intime, pasi ajo më afrohej vetë“, është shprehur i moshuari para oficerëve të policisë gjyqësore.

Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtëpinë e vëllait të të moshuarit, i cili ndodhej jashtë shtetit por çelësat e të cilës i mbante 65 vjeçari.

Ai e ka dërguar vajzën atje duke abuzuar me të, ndërkohë që gjithçka e ka filmuar në telefon, pamje të cilët ia ka dhënë edhe tre të rinjve të tjerë të zonës.

Ngjarja u denoncua në polici pasi prindërit e vajzës mësuan mbi abuzimin ndaj saj duke shkuar menjëherë në rajon.

Policia shprehet se është duke hetuar mbi raste të tjera të ngjashme abuzimi nga 65 vjeçari për shkak se kishte qenë roje shkollë disa kohë më parë, nisur edhe nga deklaratat e të miturës se si ngacmonte edhe vajza të tjera.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco