4 vatra të reja/ QSUT 'shpërndau' virusin në rrethe, ja harta

4 vatra të reja/ QSUT 'shpërndau' virusin në rrethe, ja harta

11:11, 30/05/2020
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 23 persona të prekur me Covid-19, nga të cilët 19 janë kontakte të rasteve të mëparshme. Por katër vatra janë të reja.

Shpërthimi në QSUT ka bërë që virusi të shpërndahet në rrethe, duke e zgjeruar hartën.

Shpërndarja e rasteve të reja pozitive është: 16 raste janë identifikuar në Tiranë, 2 në Mat, 2 në Lushnje, 1 në Durrës, 1 në Krujë, dhe 1 rast në Librazhd.

Ndërkohë, bëhet e ditur se deri tani janë kryer mbi 1450 testime serologjike te stafet mjekësore, me një pozitivet rreth 9%.

"Nga totali i të prekurve të identifikuar në 24 orët e fundit, 19 janë kontakte të rasteve të mëparshme të konfirmuara pozitive, ndërsa për 4 raste po vazhdon hetimi epidemiologjik.

Në 24 orët e fundit janë testuar 21 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar pozitive 2 raste.

Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 26 pacientë, nga të cilët 4 janë në terapi intensive dhe 1 pacient është i intubuar në gjendje të rëndë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 6 qytetarë, duke e çuar në 857 numrin e të shëruarve.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer rreth 16 mijë testime molekulare dhe serologjike. Që nga fillimi i epidemisë janë 1122 raste të konfirmuara, prej të cilëve aktualisht janë 232 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë," deklaroi ISHP.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë-137
Durrës-39
Krujë-16
Shkodër-11
Kamëz-9
Mat-8
Lushnje-6
Berat-2
Fier-2
Korçë-1
Librazhd-1

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco