Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Edhe 12 të infektuar në Tiranë, priten shifrat nga vatra e frikshme

Edhe 12 të infektuar në Tiranë, priten shifrat nga vatra e frikshme

10:40, 29/05/2020
A+ Aa A-

Shqipëria duket se është përfshirë nga një valë koronavirusi me raste të shtuara gjatë ditëve të fundit.

Kështu, siç mëson abcnews.al, vetëm gjatë ditës së sotme janë konstatuar 12 raste të reja me koronavirus vetëm në Tiranë.

QSUT është kthyer në një vatër të rrezikshme infeksioni në Tiranë, ku dyshohet se mjekët dhe infermierët e konfirmuar pozitivë gjatë ditëve të fundit të jenë infektuar prej pacientëve.

Më herët, abcnews.al raportoi për dy raste të reja me koronavirus në Qendrën Shëndetësore nr.9 në Tiranë.

Të infektuarit janë dy mjekë, të cilët gjithashtu dyshohet se janë infektuar ngapacientët.

Po ashtu, gjatë ditës së sotme janë konstatuar katër raste të reja me koronavirus edhe në Lushnje duke e rifutur këtë qytet në hartën Covid, ndërsa së fundmi mësohet se kanë dalë pozitivë me koronavirus edhe 6 rastë në Mat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco