Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

Tonelata drogë në Itali nga Shqipëri, 9 të arrestuar

Tonelata drogë në Itali nga Shqipëri, 9 të arrestuar

12:32, 27/05/2020
A+ Aa A-

Autoritetet italiane kanë shkatërruar një grup italo-shqiptar që merrej me trafikun e lëndëve narkotike.

Operacioni i koduar ‘San Silvestro 2018’ u zhvillua nga Antimafia Italiane e Leçes në bashkëpunim me Guardia Di Finanza e Brindizit.

Sipas mediave italiane 9 persona janë vënë nën urdhër arresti, 5 në burg e 4 në arrest shtëpiak, ndërsa hetimet kanë nisur që prej vitit 2017. Ende nuk ka të dhëna sa shqiptarë janë të përfshirë në këtë organizatë kriminale.

Gjatë hetimeve të operacionit e deri më sot janë sekuestruar 3750 kg marijuanë, 50 kg hashash, 1 kg kokainë, 1 kg heroinë, 6 mjete lundruese e 3 autovetura. Hetimet e operacionit janë ekzekutuar në koordinim edhe me autoritetet e policisë shqiptare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco